Presidenti Meta, në aeroplanmbajtësen e SHBA, “Abraham Lincoln”

02 maj 2019 | 08:29

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë të veçantë. Kreu i shtetit është ngjitur në bordin e aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në detin e Adriatik.

Në një postim në Facebook, Presidenti shkruan se në një prej aeroplanmbajtëseve më të mëdha të SHBA ka takuar personelin e saj, një pjesë e të cilëve 20 vite më parë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë?? në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë?? dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA??, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbi është ndërtuar portreti…