Presidenti Meta reagon për vrasjen në Elbasan

21 prill 2021 | 16:51

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku një person u vra me armë zjarri dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Nga qyteti i Fierit, kreu i shtetit tha për mediat se qarku i Elbasanit është një nga qarqet më problematike në Shqipëri.

“Nuk mund të them asnjë gjë për çështjen e Elbasanin, sepse nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjeve, por di që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin, dy nga qarqet më problematike”, ka thënë  Meta.

Ai madje ngriti një tjetër shqetësim, kur tha se Prokuroria në Elbasan është tërësisht e njëanshme.

“Ajo që është shqetësues në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore deri tani që janë denoncuar i takojnë qarkut të Elbasanit. Ajo që është serioze është që prokuroria është tërësisht e njëanshme në Elbasan, po kështu edhe Shërbimi Informativ dhe për këtë sot kam kërkuar të këtë vëmendjen e tij edhe drejtorit i SHISH-it, jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera dhe dihet pastaj që Policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin”, ka deklaruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është caktuar edhe vendi se ku do të zhvillohet…