Presidenti Moustafa uron FHK-në

29 tetor 2018 | 16:28

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, i ka dërguar të hënën një letër presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës,  Eugen Saraçini.

Më këtë rast, Moustafa e ka uruar Saraçinin për organizimin e “IHF Trophy” dhe suksesin e përfaqësueseve U18 e U20 të Kosovës.

“I nderuar president, më lejoni të iu përcjell një urim të dyfishtë. Së pari për organizimin e shkëlqyeshëm për të cilin të gjithë pjesëmarrësit janë shprehur të lumtur. Së dyti ju përgëzoj në emër të IHF-së për titujt e përfaqësueseve tuaja, duke ju dëshiruar fat në të ardhmen”, thuhet në letrën e presidentit Moustafa.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 44 gola…