Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19

20 gusht 2020 | 19:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Njoftimin e ka dhënë përmes profilit të tij në “Facebook”, teksa thekson rëndësinë e tyre.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.

Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm te Roma të prekur me Covid-19. Edhe te…