Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipës në Grammy

11 shkurt 2019 | 19:33

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke fituar dy çmime në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards.

Dua Lipa u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit “dance”, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saj në Grammy. Derisa po e festojmë 11-vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që kishte sot…