Presidenti Thaçi: Kosova po e ndërton një ekip fantastik

12 tetor 2018 | 00:18

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për fitoren e Kosovës në futboll, derisa është optimist se përfaqësuesja është duke u bërë një ekip fantastik.

Fotografia e Hashim Thaçi

“Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kosova e fitoi ndeshjen ndaj Maltës me rezultat 3-1, kurse ka grumbulluar shtatë pikë nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar futbollistët…