Presidenti Thaçi kujton masakrën e Tivarit

31 mars 2019 | 11:44

“U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se “qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht  edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme”.

“Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë  për jetësimin e lirisë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë…