Presidenti Thaçi mban fjalimin vjetor në Kuvend

18 dhjetor 2017 | 16:19

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër (e martë) në orën 16:00 do të shqyrtojë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit.

“Adresimi i presidentit të Republikës së Kosovës, shkëlqesia e tij zotëri Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu në këtë mbledhje, Kryesia do të vendos së në cilën nga seancat do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar…