Presidenti Thaçi merr mirënjohje nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

21 qershor 2018 | 13:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të “Javës Egjiptiane” dhe 24 Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, ka pritur një delegacion të këtij komuniteti, të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane.

Pjesë e delegacionit të komunitetit egjiptian ishin edhe Dr. Zahi Haëass, ish-ministër dhe arkeolog nga Egjipti, si dhe Noureldin Eltamimy, përgjegjës për dosjen e egjiptianëve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se komunitetet janë vlerë për Kosovën dhe ka përsëritur  përkushtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës për të akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ndërsa, anëtarët e këtij delegacioni nga Egjipti, presidenti Thaçi i falënderoi për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e shtetit tonë.

“Egjipti është shtet mik i yni dhe jemi mirënjohës për përkrahjen që na keni dhënë”, është shprehur Thaçi.

Duke falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen për komunitetin egjiptian në Kosovë, deputeti Berisha i dhuroi në emër të komunitetit edhe një mirënjohje për kontributin e tij.

“Të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për komunitetin tonë”, është shprehur deputeti Berisha.

Pjesë e delegacionit ishin edhe aktivistja Mirlinda Hoti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Osmani, zëvendësministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi, zëvendësministri i MASHT-it, Artan Berisha dhe Shemsi Kopliku, aktivist nga diaspora.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim…