Presidenti Thaçi: Nuk do të shkoj në Bruksel për dialog me Lajçakun

04 qershor 2020 | 00:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë nuk duhet të jetë garë mes spektrit politik por duhet të ketë unitet.

Tutje ai ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me Emisarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, për shkak se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Çështja e dialogut nuk duhet të jetë garë në spektrin politik. Duhet të ektë unitet. Shrpesoj në koordinim me Hotin si kryeministër. Do ta luaj rolin tim kushtetues dhe ligjor. Nuk më ka marrë malli për takime me liderë të Serbisë. E kam bërë të ditur se nuk do të shkojë për dialog në Bruksel. Kjo për shkak se zotëri Lajcak e ka bërë të ditur se nuk e njeh Kosovën dhe unë nuk shkoj të bisedoj atje ku ka dialog Prishtinë-Beograd”.

“Mogherini e ka bërë të ditur se ne jemi shtet i pavarur dhe nuk na është drejtuar si Prishtinë. I kam thënë personalisht Lajcakut : Do të jetë një vend i mirë pune por vetëm nëse e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E kam bërë të qartë poashtu se Kosova fillimisht duhet të ketë liberalizim të vizave që të kthehet besimi në institucionet europiane”.

Thaçi po ashtu ka thënë se Kurti duhet t’i dorëzojë një raport se çfarë ka biseduar gjatë këtyre tre muajve me Lajcakun dhe Borrelin, kryeministrit të ri.

Po ashtu Thaçi ka thënë se nuk do të vazhdojë mandatin e dytë si president i Kosovës.

‘’Nuk kam marrëveshje me askënd e as me zotin Isa Mustafa për asnjë post. Kam thënë se në shkurt do të përfundojë mandatin tim. Unë nuk do të jem president më tutje”, ka thënë ai në  T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së, në Interaktiv të KTV-së ka…