Presidenti Thaçi uron Ismail Kadarenë për 82-vjetorin e lindjes

28 janar 2018 | 14:04

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 82-vjetorit të lindjes së tij.

“Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira. Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme. Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda në “radarin” e Dinamo Zagrebit. Gjigantët kroatë janë…