Presidenti Thaçi viziton Prekazin: Dielli do të lindë përsëri

11 korrik 2020 | 20:59

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar Prekazin.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është këtu në këtë muzg veror për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Thaçi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy dekada pas luftërave në ish-Jugosllavi mbeten të pa harruara…