Presidenti Trump në qendër të debatit të kandidatëve demokratë

20 dhjetor 2019 | 13:41

Shtatë kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane, u përfshinë në një debat të nxehtë të enjten mbrëma, duke e cilësuar presidentin Donald Trump, si udhëheqësin më të korruptuar në historinë e vendit.

Të gjithë sfiduesit që synojnë kandidaturën demokrate për t’u përballur me presidentin Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, thanë se e mbështesin miratimin e akuzave ndaj tij nga Dhoma e Përfaqësuesve, për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit.

“Ne duhet të përtërijmë integritetin e presidencës”, ka thënë ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili edhe më tej kryeson në anketat kombëtare për të qenë kandidat i demokratëve.

Biden, duke komentuar ndarjen e mprehtë politike në mes të republikanëve dhe demokratëve që është thelluar në tre vitet e presidencës së z. Trump, tha se refuzon “të pranojë pikëpamjet që ne kurrë nuk mund të bashkohemi përsëri”, raporton VOA.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, që e përshkruan veten si demokrat socialist dhe i cili renditet i dyti pas Bidenit në shumë anketa, e quajti presidentin Trump “një gënjeshtar patologjik” i cili “i ka shitur njerëzit punonjës të këtij vendi”.

Ndërkaq senatorja Elizabeth Warren nga Massachusetts e përshkroi presidentin Trump si “presidentin më të korruptuar të shekullit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur të premten konferencë…