Presidentja Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave

25 tetor 2021 | 12:00

Në hapjen e “Javës për mbrojtjen e viktimave të krimit” presidentja Vjosa Osmani ka thënë se obligim i shtetit është mbrojtja dhe garantimi i së drejtës për jetë.

Ajo ka thënë se statistikat janë trishtuese, ku dhuna tashmë është bërë sfidë e madhe për vendin.

Osmani ka thënë se kryesit e veprave duhet të dënohen dhe të mos tolerohet asnjë lloj dhune.

“Obligimi i shtetit në raport me të drejtat dhe lirive të njeriut nuk janë vetëm obligime negative por edhe obligime pozitive që nënkupton t’i mbrosh ato kur janë në rrezik, e qoftë ajo e mbrojtjes për jetë. Deri në shtator të këtij viti janë edhe tri gra viktima të dhunës në familje dhe statistikat janë trishtuese, kryesit e veprave duhet dënohen”, ka thënë presidentja Osmani.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije se gjatë nëntë muajve janë regjistruar 1 396 raste të dhunës në familje.

Brenda nëntë muajve 1 396 raste të dhunës në familje

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të…