Brenda nëntë muajve 1 396 raste të dhunës në familje

25 tetor 2021 | 11:44

Me rastin e fillimit të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije se gjatë nëntë muajve janë regjistruar 1 396 raste të dhunës në familje.

“Gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave ka ofruar ndihmë profesionale për 1 584 raste të viktimave në total, prej tyre 1 396 ishin dhunë në familje. Ndërsa janë paraqitur edhe 445 kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe 36 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente. Në anën tjetër, shpresoj që sa më parë të ndodhë plotësim-ndryshimi dhe hyrja në fuqi e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, që do të krijonte qasje të menjëhershme në realizimin e të drejtës ligjore për kompensim për të gjitha viktimat, pa pasur nevojë të pritet deri në përfundim të procesit gjyqësor”, ka thënë Lumezi.

Ai ka shtuar se këto çështje duhet të trajtohen me prioritet gjatë punës së përditshme të prokurorëve, policëve hetues dhe punonjësve të tjerë të sistemit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një editorial për Politico.eu…