Presidentja Osmani reagon pas bllokimit të udhëtarëve nga Serbia: Njeriu përgjegjës për këtë është Vuçiq

17 prill 2024 | 17:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të udhëtarëve nga Serbia në pikat kufitare.

Ajo ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Personi përgjegjës për këtë, Osmani thotë se është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

lg.php.gifAjo i ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që dyshohet se u vra…