Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Minxhozi: Sigurimi i vaksinave, prioritet kryesor

12 prill 2021 | 16:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, veçanërisht për përpjekjet që Republika e Kosovës është duke i bërë për vaksinimin sa më të shpejtë të qytetarëve të vendit.

Duke e falënderuar shtetin shqiptar për bashkëpunimin, Osmani ka nënvizuar se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve të republikës.

“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë Covid-19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”, ka thënë  Osmani.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuar edhe për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka arritur të siguroj një…