Presidentja Osmani takohet me Metën: I domosdoshëm shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore për viktimat e trafikimit

25 maj 2022 | 18:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta, në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”.

Meta dhe Osmani ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligj-zbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

“Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë qasje dhe ndihmë të pakushtëzuar”, tha presidenti Meta./ATSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar…