‘Presione serioze mbi gazetarët, qeveria dhe biznesi me ndikim të tepruar në media, përfshirë RTK-në’

20 prill 2022 | 12:51

Përveç raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan, situatën e rënduar sa i përket lirisë së medias dhe të shtypit në Kosovë e paraqet edhe Raporti i Freedom House për vitin 2021 e i cili është publikuar sot.

Në këtë raport është thënë se gazetarët përballen me presione serioze dhe se rrezikojnë të sulmohen si rezultat i raportimeve që bëjnë.

“Gazetarët përballen me presione serioze dhe rrezikojnë të sulmohen në lidhje me raportimin e tyre”, është thënë në raportin e Freedom House.

Përveç kësaj, në këtë raport të është thënë se pavarësisht se Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë dhe llojllojshmërinë e mediave që operojnë në Kosovë, përfshirë edhe Televizionin Publik (RTK)-në, nga qeveria dhe bizneset ushtrojnë ndikim në linjat editoriale, përfshirë edhe RTK-në.

“Kushtetuta e garanton lirinë e mediave dhe një sërë mediash funksionojnë në Kosovë, përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës si operator publik. Megjithatë, qeveria dhe interesat e bizneseve ushtrojnë ndikim të tepruar në linjat editoriale, përfshirë edhe në RTK”, është thënë në raportin e Freedom House.

Gjithashtu, tek seksioni për lirinë e mediave është thënë se gazetarët kanë raportuar kërcënime dhe ngacmime të shpeshta.

“Disa gazetarë ishin sulmuar gjatë vitit 2021 derisa po raportonin nga veriu i Kosovës”, është thënë në raport.

Raporti i Departamentit të Shtetit që është publikuar ditë më parë, konstatonte se përgjatë vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur kufizime serioze të lirisë së shprehje dhe medias, përfshirë edhe dhunën apo kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea dhe Arsenal do të përballen sonte më fillim nga…