Pretendimi i korrespondentes së ‘Kyiv Post’: Mund të ketë tensione të reja Kosovë-Serbi

06 shtator 2023 | 13:57

Korrespondentja e Kyiv Post, Ivana Stradner, ka shkruar në llogarinë e saj në platformën “X” duke pretenduar se së shpejti mund të ketë përshkallëzime të reja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Stradner ka thënë se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të ditur mediet në Serbi, ndërkohë që Rusia sipas saj po i rregullon kushtet e informimit.

Më tutje, ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, BE dhe NATO do të reagojnë në rrjete sociale për të treguar se sa të shqetësuar janë.

“NATO dhe BE do të lëshojnë një postim tjetër në ‘Twitter’ për të thënë se sa të shqetësuar janë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megan Fox tërhoqi vëmendjen teksa doli për të ngrënë me…