Prezantohet ligji i ri për rininë

18 prill 2019 | 12:19

Sot është prezantuar ligji i ri për rini, një ligj i cili do të krijojë mundësi dhe rregulla të reja për fuqizimin dhe avancimin e të rinjve në Republikën e Kosovës.

“Ligji po ashtu, do të ndryshojë moshën rinore dhe do të përcaktojë kritere dhe lehtësira për punësimin e të rinjve si dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, duke fuqizuar mekanizmat dhe organizatat rinore në Kosovë. Gjithashtu puna vullnetare e të rinjve do të njihet si përvojë pune në çdo konkurs punësimi, kështu, duke motivuar dhe nxitur të rinjtë që të merren sa më shumë me vullnetarizëm”, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai ka thënë se përfundimisht do t’i eliminohen kriteret diskriminuese për të rinjtë të cilët janë ballafaquar deri tani, sa herë që ata kanë konkurruar për punë si në institucione publike si dhe ato private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga nënkryetarja…