Prezantohet Pioli, tregon synimet që ka me Milanin

09 tetor 2019 | 15:19

Stefano Pioli është prezantuar si trajner i ri i skuadrës së Milanit.

Pioli do të zëvendësojë Marco Giampaolon, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta me skuadrën kuqezi.

“Jam entuziast për këtë aventurë. Më kontaktoi një nga klubet më prestigjioze në botë. Jam i bindur që mund të bëj një punë të shkëlqyer, së bashku me drejtuesit që besuan te unë. Kam respekt për tifozët dhe ata kanë të drejtë të kritikojnë. Kemi dhjetë ditë kohë për të përgatitur skuadrën në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Pioli.

“Ne do  të luftojmë për të arritur objektivat e klubit. Vështirësitë janë të mëdha, por duhet të përballemi me to dhe t’i kalojmë. Ne duhet të punojmë shumë, pasi kemi nevojë për intensitet dhe cilësi. Ndihem si mësues, kemi shumë lojtarë të mirë dhe duhet t’i përmirësojmë ata. Duhet t’i fitojmë tifozët. Duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Pioli.

Skuadra e Milanit pas shtatë xhirove të zhvilluara në Seria A, renditet në pozitën e trembëdhjetë me vetëm 9 pikë.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesin special…