Prezantuesi i njohur është fansi më i zjarrtë i artistes Dua Lipa!

18 shtator 18:47

Fansat e Dua Lipas janë të pafundëm ndër ta edhe prezantuesi i njohur Jeremy Clarkson, 62 vjeçar. Ai ka pranuar se është një fans i madh i yllit të muzikës pop, Dua Lipa. Kjo erdhi pasi këngëtarja e “Don’t Start Now” ishte temë në quizin “Who Wants To Be a Millionaire”. Gjatë këtij episodi, konkurrentja Maria King u ngjit në karrige për të provuar fatin e saj për një shumë të madhe parash.

Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, ‘Me kë e ka në bashkëpunim Dua Lipa mega-hitin “Cold Heart”?’ Ndërsa po përgjigjej, konkurrentja zgjodhi ndihmën e publikut dhe i kërkoi ndihmën audiencës për përgjigjen, për të cilën 95 për qind e tyre votuan për përgjigjen me Elton John. Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes. Ai tha:

E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës.

Dua nga ana tjetër po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”. Këtë kohë ka qenë duke performuar në Argjentinë, në Buneos Aires, ku kishte mbajtur një koncert fillimisht në vitin 2017. Ylli nga Kosova u shpreh e lumtur pasi pesë vjet më parë ishin vetëm 1500 njerëz kurse në këtë event të sivjetshëm për dy netë mblodhi mbi 100 mijë njerëz.

Rikujtojmë gjithashtu se pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill” Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit.

Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në Nëntor, ju uroj një javë të mbarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata thotë se kryetarët e niveleve komunale sindikale e të…