Prindërit e Astrit Deharit japin deklaratë në polici në lidhje me vdekjen e djalit të tyre

30 shtator 2022 | 16:24

Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se sot Xhemile Dehari dhe Avni Dehari, prindërit e Astrit Deharit, kanë dhanë deklaratë në Policinë e Kosovës në cilësinë e të dëmtuarve në bazë të kallëzimit penal të paraqitur më 12 shkurt 2021, e cila sipas autorizimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Shkëlzen Ibrahimi është duke e mbledhur informata paraprake në rastin e hetimit penal të ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha.

“I cili nder tjerash vetëm 12 ditë pas vrasjes së Astritit në Burgun e Prizrenit tentoi ta mbylle rastin si vetëvrasje”, ka shkruar avokati Gashi në “Facebook”.

“Sylë Hoxha sipas prindërve të Astrit Deharit i ka manipuluar provat në tentim të manipulimit të opinionit publik dhe të dëmtimit të së drejtës elementare njerëzore dhe juridike që prindërit e Astritit, gruaja e Astritit, motra e Astritit dhe e gjithë familja Dehari ta dinë të vërtetën. E vërteta është se Astriti është vra në burg, në institucion shtetëror dhe për këtë duhet të përgjigjet penalisht secili pa marrë parasysh çfarë funksioni ka pasur apo që ka tani”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka…