Prioritet i kandidates për deputete Eleonora Çeku-Kryeziu është zhvillimi i resurseve natyrore

03 tetor 2019 | 16:50

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Eleonora Çeku-Kryeziu, ka thënë se si deputete do të angazhohet për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Si pjesë turistike e cila duhet të fuqizohet edhe Shpella e Gadimës, e cila sipas Eleonora Çeku-Kryeziu është krijuar para 80 milionë viteve.

“Resurset parësore turistike të Kosovës – Shpella e Mermertë e Gadimës. Simbolika e ‘Hartës së Kosovës’, mbi ‘krihet e Shqiponjës’ E krijuar para 80 milionë viteve, e zbuluar rastësisht në vitin 1967, sot është ndër shpellat më të bukura në botë, me veti unike, siç janë kristalet aragonite”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të…