Prishtina e fiton Kupën e Veteranëve

30 janar 2024 | 14:08

Në fundjavë është zhvilluar Final 4 në Kupën e Veteranëve. Në Mitrovicë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Në ndeshjen e parë, Prishtina ka mundur Trepçën me shifrat 81:50, derisa në sfidën e dytë, Vëllaznimi ka mundur Pejën 50:58. Në finale Prishtina ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 60:45. Kupën e Kosovës për Veteranë për edicionin 2023-2024 e fitoi KBV Prishtina.

Lojtari MVP i turneut u shpall Edmond Azemi, i cili edhe ishte koshashënuesi më i mirë i turneut. Kupën kapitenit Arsim Svirca dhe medaljet skuadrave finaliste i ndau Naim Hajrizi, kryetar i Komisionit për Veteranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është në kërkim të një mbrojtësi në orët…