Prishtina e pret S. Oliver Wurzburgun

23 janar 2019 | 10:32

Z Mobile Prishtina sot (e mërkurë) do të përballet me ekipin s. Oliver Wurzburg të Gjermanisë në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Z Mobile Prishtina në tri xhirot e para të këtij grupi ka realizuar dy humbje dhe një fitore. Disfatat i ka pësuar nga Pinar Karsiyaka në Turqi dhe s. Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e vetme e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj. Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 6 pikë, kurse pozitën e dytë e mban Pinar Karsiyaka me 5 pikë, ndërsa në pozitën e tretë është Z Mobile Prishtina me 4 pikë dhe në të katërtën Szolnoki Olaj me 3 pikë.

Pas duelit me s. Oliver Wurzburg, Z Mobile Prishtina do të përballet edhe me Szolnoki Olaj si mysafir në Hungari më 30 janar dhe më 6 shkurt si nikoqire me Pinar Karsiyaka. Duhet theksuar se dy ekipet e para të grupit do të avancojnë në 1/8 e finales së FIBA Europe Cup, kurse dy të tjerat do t’i japin fund aventurës evropiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë së marrjes së…