Prishtina e rekordeve

14 prill 2019 | 13:54

Z Mobile Prishtina ka vazhduar me rekordin e fitoreve në edicionin e sivjetmë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra kryeqytetase fitoi si nikoqir i Ponte Prizrenit me rezultat 106:71.  Fisnik Rugova me 20 dhe Meriton Ismaili me 19 pikë ishin më të dalluarit te Z Mobile Prishtina, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Malcolm Canada me 17 pikë.

Golden Eagle Ylli është treguar skuadër shumë e fortë për Borean, të cilën e ka mposhtur në palestrën “Karagaqi” në Pejë me rezultat 72:143.  Më i merituari për fitoren e Golden Eagle Yllit ishte Romelo Banks me 23 pikë dhe 10 kërcime . Në radhët e skuadrës pejane më i dalluari ishte Ilir Shala me 19 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…