Prishtina e transferon djalin e Edmond Rugovës

14 gusht 2019 | 14:19

FC Prishtina e ka transferuar futbollistin Max Rugova, i cili është djali i Edmond Rugovës, ish-golgeteri i Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës.

Max Rugova ka lindur në në Kansas të SHBA-së në vitin 2000, kurse është i gjatë 188 cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut.  Rugova luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol. Max ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës.

Max Rugova

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinës, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar. Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asistime”, ka thënë Rugova.

“Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka shtuar Max Rugova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka konfirmuar se Arian Qallaku ka nënshkruar kontratë…