Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës

02 korrik 2019 | 19:43

Skuadra e Prishtina është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në ndeshjen e kthimit ndaj St Joseph’s (2-0).

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës luajti më mirë në pjesën e parë, por i mungoi finalizimi i aksioneve, derisa në fillim të pjesës së dytë gjerat për Prishtinën u vështirësuan për faktin se u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, Leotrim Bekteshi, kurse nga loja u përjashtua edhe kapiteni Armend Dallku pas kartonit të kuq.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi për mrekulli skuadra vendase që realizoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 75-të, Villar realizoi për 1-0, derisa pesë minuta më vonë Juan Penaloza e vulosi rezultatin final 2-0. Në minutat shtesë Ezequiel Rojas u përjashtua nga loja. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar 1-1, dhe St Joseph’s kualifikohet në rrethin e parë eliminator me rezultat të përgjithshëm 3-1.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes, Florijana Ismaili, raporton…