Prishtina: Faleminderit Mirel Josa, trajner i ri shumë shpejt

03 shtator 2019 | 14:05

FC Prishtina dhe Mirel Josa kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Josa ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017/18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës duke mos fituar titullin në dy vite rresht në ndeshjen e fundit.

Klubi “bardhekaltër” falënderoi trajnerin shqiptar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

“FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje kanë shkëputur kontratën. Josa ishte vendosur kryetrajner i klubit në muajin shtator të vitit 2017 duke debutuar kundër Gjilanit në javën e 6-të në Gjilan (0-0). Mireli, do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive. FC Prishtina, Mirel Josës i uron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se trajneri i ri do të emërohet shumë shpejtë, kurse gazeta ka mësuar se marrëveshja është afër me trajnerin Bylbyl Sokoli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)…