Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës

15 nëntor 2019 | 23:57

Përballja e rivalëve të vjetër, Prishtinës e Trepçës ka ofruar hendboll cilësor dhe lojë të fortë.

Prishtina fitoi me rezultat 35:28, por shkëputjen e ka bërë vetëm në periudhën përfundimtare të takimit. Për kohë të gjatë mitrovicasit ishin rivalë të barabartë, por në fund erdhi në shprehje cilësia e lojtarëve prishtinas, por edhe përgatitja e tyre. Me ndeshjen Prishtina-Trepça është hapur java e nëntë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka shënuar fitoren e tetë dhe renditet në vend të dytë. Trepça ka pësuar vetëm humbjen e dytë dhe është e treta me 13 pikë.

Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit. Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë me skuadrat që janë shkëputur më së shumti dy gola. 16:15 për Prishtinën ishte rezultati pas 30 minutave. Në minutën e 39-të Prishtina krijoi epërsi prej katër golash (22:18), por mitrovicasit u kthyen sërish dhe u afruan në një gol. Në minutën e 50-të rezultati ishte 26:25 por më pas Prishtina shënoi gjashtë gola rresht dhe nuk pranoi asnjë. Kështu u bë shkëputja e madhe, dhe në fund rezultat ishte 35:28. Bajqinovci me 11 gola ishte më efikasi te Prishtina. 10 gola i shënoi Beshirim ndërsa 6 i realizoi Terziqi. Është dalluar me pritje portieri Beqiraj, por edhe Agushi. Te Trepça më efikasi ishte Shabani me 9 gola. Maxhera i realizoi 6 gola kurse 5 herë shënoi Shala. Me shumë pritje është dalluar portieri Terziqi.

Prishtina – Trepça 35:28 (16:15)

Prishtina: Abazi, Hoxha, Ademi, Terziqi 6, Prekazi 5, Beshiri 10, Fetahu 2, Bajqinovci 11, Kuleta, Sherifi, Agushi 1, Beqiraj.

Trepça: Shala 5, Voca, Qabra, Neziri 2, R. Shabani 1, A. Shabani 9, Maxhera 6, B. Terziqi, Zhuri, K. Terziqi 1, Beqiri, Nimani 1, Cimili 3, Buqinca, Mujka

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në synimin e…