Prishtina fiton Kupën e Kosovës

05 qershor 2023 | 20:01

FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në finale e mposhti skuadrën e Gjilanit me rezultat 2-0.

Në finalen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” atmosfera ishte e jashtëzakonshme e krijuar nga të dyja tifozëritë, derisa kryeqytetasit ishin me këmbëngulës dhe arritën fitoren.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, kurse në minutën e 67-të, Hamiti realizoi për 1-0. Ndërsa për 2-0 është përkujdesur Mërgim Pevqeli, i cili realizoi gol të bukur në minutën e 76-të. Gjilani u mundua të rikthehet në lojë, por krejt çka arriti ishte goli i anuluar përshkak të pozitës jashtë lojë në fund të ndeshjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten…