Prishtina, Gjilani, Podujeva dhe Gjakova me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

17 nëntor 2020 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 690 raste të reja me Covid-19.

Prej tyre, vetëm në Prishtinë janë paraqitur  277 raste të reja me koronavirus.

Pas Prishtinës, Gjilani, Podujeva, Gjakova dhe Fushë Kosova ka numrin më të madh të rasteve me Covid.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…