Prishtina i rikthehet fitoreve

24 shkurt 2019 | 15:02

Skuadra e Prishtinës pas humbjes në javën e parë të sezonit pranveror nga Flamurtari, është këndellur sot duke shënuar fitore bindëse ndaj Lirisë (4-0).

Serinë e golave për kryeqytetasit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e hapi pas dy minutave lojë, Gauthie Mankenda. Në pjesën e dytë Thaqi, Korenica dhe Hoxha shënuan tre golat e tjerë për të kompletuar fitoren e skuadrës kryeqytetase.

Në xhiron e radhës Prishtina i shkon Llapit, kurse Liria e pret skuadrën e Gjilanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli vazhdon formën e mirë në sezonin pranveror, duke e…