Prishtina kundër mbylljes së gastronomisë

10 nëntor 2020 | 08:44

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, thotë se nuk janë për një mbyllje të përgjithshme të kryeqytetit, por për gjetjen e një mundësie, e cila do të funksiononte sidomos për gastronomët. Ai në një intervistë për “Ekonomia Online” thotë se, nëse ndodh një mbyllje e dytë, mund ta çojë ekonominë drejt kolapsit. Sipas tij, nuk duhet lejuar që punëtorët të mbesin pa punë sepse llogaritet se janë 30 mijë vende të humbura gjatë pandemisë. “Komuna e Prishtinës assesi nuk është për mbyllje totale për çfarë po flitet. Nuk jemi për mbyllje, por për gjetjen e një modaliteti për bizneset, posaçërisht për gastronominë. Nuk mund të lejojmë që punëtorët të mbesin pa punë edhe përkundër që kemi deri më tash 30 mijë vende të punës të humbura gjatë pandemisë. Nuk do të lejojmë të humbën edhe më shumë vende pune, por është mirë që qeveria së paku të konsultohet edhe me kryetarë të komunave në mënyrë që të marrin një vendim për secilën komunë. Ne duhet t’i zbatojmë masat e qeverisë, por nëse pyetet Komuna e Prishtinës, nuk do të ketë mbyllje, sidomos jo gastronomia sepse nuk mund të kolapsojë komplet ekonomia. Duhet t’u jepet mundësia të funksionojnë qoftë me përkufizim të orarit të punës, por jo me mbyllje të tërësishme”, ka thënë Nushi. Sipas tij, në këtë kohë pandemie duhet kushtuar rëndësi edhe shëndetit mendor të qytetarëve tanë. “Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve. Në momentin e kalimit të kësaj pandemie, pas vaksinimit, në çfarë gjendje mendore do të jenë qytetarët tanë. Prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 anëtarë të familjes, miq dhe të njohur të…