Prishtina lanson platformën për kontrata të hapura

15 gusht 2018 | 18:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije të mërkurën se është lansuar platforma për kontrata të hapura përmes se cilës qytetarët mund ta shohin secilën kontratë, publikim dhe projekt.

Ahmeti për ndihmën e kësaj platforme ka falënderuar Open Data Kosovo, Girls Coders Kosova, UNICEF, ADA e Innovations Lab Kosovo.

Ai ka thënë se kjo platformë ka edhe modulin e menaxhimit që u mundëson zyrtarëve të komunës që tërë kohën ta kenë pasqyrën e krejt kontratave në komunë dhe vonesave që mund të paraqiten.

“Meqë jemi institucioni i parë në Kosovë që zhvillojmë platformë të tillë, i ftojmë të tjerët të na bashkëngjiten në këtë rrugë të përbashkët”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, dhe nënkryetari i Komunës së…