Prishtina mposht Dritën, Malisheva Ferizajn

19 tetor 2022 | 15:21

FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe të mërkurën si mysafire në Gjilan.

“Bardhekaltrit” e kanë mposhtur Dritën me rezultat 2:1, në derbin e xhiros së 12-të të “Albi Mall Superligës” së futbollit.

Gjilanasit kanë avancuar të parët falë golit të Princ Baldes, duke shënuar në minutën e 84’ të ndeshjes.

Por, skuadra e Ismet Munishit ka bërë një përmbysje të pabesueshme në minutat shtesë.

Fillimisht, rezultatin e ka barazuar Shefit Shefitin në minutën e 91’, kurse golin e fitores për Prishtinën e ka realizuar Leutrim Kryeziu nga penalltia në minutën e 93’.

Me këtë fitore, Prishtina ia ka shkaktuar Dritës humbjen e parë sezonale.

Fitore ka shënuar edhe Malisheva si mysafire e Ferizajt, duke shënuar plotë gjashtë gola. Golat për Malishevën i kanë shënuar  Bleart Tolaj, Ilir Mustafa, Agron Xhaka, Ronald Sobowale (dy gola) dhe Fiton Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar të…