Prishtina ndalet në barazim nga St Joseph’s

27 qershor 2019 | 22:37

FC Prishtina e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Evropës për ketë edicion, pasi ka luajtur baras me St Joseph’s (1-1), në ndeshjen e parë parakualifikuese që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për vendasit shënoi Armend Dallku nga penalltia në minutën e 28-të, kurse tre minuta më vonë mysafirët e barazuan rezultatin nëpërmjet Juan Penaloza. Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua të gjejë golin e fitores por pa ndonjë sukses.

Tash kualifikimin në raundin tjetër të dyja këto skuadra e kërkojnë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet të martën në Gjibraltar.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu…