Prishtina nuk tërhiqet nga garat

10 korrik 2020 | 20:24

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka bërë të ditur se Prishtina s’do të tërhiqet nga garat këtë sezon, përkundër paralajmërimit që ishte bërë më parë se kjo gjë ka 99% gjasa të ndodhë.

Xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës ka mbetur nën hijen e incidenteve që ndodhën në mesjavë në derbin mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi portieri Visar Bekaj i ndëshkua me larton të kuq. Prishtina e quajti skandaloz referimin, por gjërat u përkeqësuan edhe më shumë pas ndeshjes.

Trajneri Armend Dallku dhe pjesëtarë të tjerë të stafit shkuan te gjyqtari pas ndeshjes, por u pritën nga policët, që hodhën sprej lotsjellës.

E gjitha kjo situatë bëri që Prishtina të reagojë ashpër në rrjete sociale, duke shkruar se ka 99 gjasa të tërhiqet nga garat.

Megjithatë presidenti Remzi Ejupi ka thënë së ajo deklaratë ishte publikuar në gjendje afekti dhe tha se duhet të ketë largime nga Federata të personave që ai i quajti “viruse”.

“Jo, nuk do të tërhiqemi nga garat sepse nuk duam që ne të jemi shkaktarë që të prishën garat. Virusi nuk mundi t’i ndal garat. Por, ne kemi virus brenda në Federatë të Futbollit dhe besoj që duhet ta eliminojmë atë virus shumë shpejt”, ka thënë Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

I pyetur sa a po flet për presidentin e Federatës, Agim Ademin, Ejupi tha: “E kam fjalën për Federatën sepse nuk është vetëm Agim Ademi aty, por ka shumë viruse të cilat janë që një kohë të gjatë atje”.

“Ka aty Komisione e grupe, t’i quajmë mafioze, të cilat vazhdimisht duan të ndikojnë në rezultate, duan të ndikojnë se kush bie nga liga, duan të ndikojnë se kush rri në ligë dhe ai që është zë kritik e llogarisin si klub armiqësor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përkrahë rishikimin e buxhetit nga…