Prishtina shijon fitoren e parë

19 shtator 2021 | 17:32

Prishtina ka arritur të fitojë përballë Dukagjinit, në kudër të javës së pestë.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rikthim. Dukagjini krijoi shumë në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 35-të, nga Ardin Dallku.

Prishtina në pjesën e dytë u tregua shumë më e rrezikshme, teksa në minutën e 60-të shënuan për 1-1, nga Mendurim Hoti me asistimin e Leotrim Kryeziut.

E në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Prishtina fitoi penallti kur Elton Basriu i vendasve luajti me dorë brenda zonës.

Penalltinë e realizoi Besnik Krasniqi, për 1-2.

Kjo ishte fitorja e parë këtë edicion e Prishtinës, ku tani zë vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë. Ndeshjen e ardhshme Prishtina luan në udhëtim te Feronikeli, derisa Dukagjini përballet me Ulpianën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama…