Prishtina siguron kualifikimin në finale të Kupës

24 prill 2024 | 17:36

Skuadra e Prishtinës është finalisti i dytë në garën e Kupës në futboll, pasi e mposhti në ndeshjen kthyese Dritën në Gjilan (0-1). Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, sikurse edhe e dyta.

Në vazhdime, Prishtina doli te jetë skuadër më e mirë, kaloi në epërsi me autogolin e Albert Dabiqajt, në minutën 111-të. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndeshja kishte përfunduar 0-0.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…