Prishtina synon fitoren kundër Cherkaski Mavpy

07 nëntor 2018 | 14:56

Z Mobile Prishtina sot me fillim nga ora 18:00 në Vilnius të Lituanisë do të përballet me ekipin ukrainas Cherkaski Mavpy në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të zhvillohet në Lituani pasi që Ukraina nuk lejon futjen e kosovarëve në territor të vetin. Z Mobile Prishtina në ndeshjen e luajtur në kryeqytetin kosovar kundër ukrainasve të Cherkaski Mavpy pati triumfuar me rezultat 92:82.

Prishtina pas tri raundeve të zhvilluara në FIBA Europe Cup ka dy fitore e një humbje, kurse ekipi ukrainas një fitore e dy humbje. Me tri fitore, Grupin E e kryeson Bakken Bears nga Danimarka, kurse me tri humbje e mbyll atë Steaua Bucuresti nga Rumania.

Z Mobile Prishtina dhe ekipi ukrainas Cherkaski Mavpy do të bëjnë garë deri në fund për vendin e dytë në grup, që dërgon në fazën tjetër të FIBA Europe Cup, pasi që Bakken Bears nga Danimarka është duke e dominuar grupin me tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke…