Prishtina transferon Betim Halimin

10 gusht 2021 | 14:37

Portieri gjigant, 25-vjeçari Betim Halimi pas përvojës disavjeçare në futbollin ndërkombëtar, gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas, duke shënuar ngritje të madhe në cilësi dhe performancë kthehet te kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina për tri vitet e ardhshme.

“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme. Me punë dhe përkushtim këto rezultate do të jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe, sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do të jetë i madh, pasi ka tri deri në pesë vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë t’i kem edhe me Prishtinën”, ka thënë Halimi, duke shtuar se pret rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare. “Prishtina është simbol i qytetërimit dhe është kryeqyteti i shtetit tonë të dashur. Sa i përket tifozëve janë ata të cilët na japin emocion dhe kurajo për rezultate kulminante, tifozët e Prishtinës, Plisat janë të njohur në tifoskenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje do t’i përjetojë”, ka thënë Betim Halimi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Junikasi, Adem Maloku i cili jeton në shtete evropiane ka…