Prishtina transferon ish-basketbollistin e NBA

11 shkurt 2024 | 10:56

Sigal Prishtina ka bërë një transferim të madh para fillimit të Final 8 Kupës së Kosovës.

Pas fitores ndaj Vëllaznimit, Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-basketbollistin e LA Clippers, Diamond Stone.

Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme. Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit më të trofeshëm në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikja e mjekëve nga vendi po vazhdon të jetë dukuri…