Prishtina vazhdon me fitore

14 shtator 2022 | 16:56

Gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen e javës së shtatë në Superligës e Kosovës mes Prishtinës dhe Malishevës, derisa skuadra kryeqytetase ka fituar me rezultat 4-2.

Mëndurim Hoti realizoi golin e parë pas tre minutave lojë, kurse Kreshnik Uka e shtoi epërsinë në 2-0. Endrit Krasniqi realizoi nga penalltia për rezultatin 3-0, kurse golin e katërt e shënoi Gashi.

Për mysafirët shënues në pjesën e parë shënues ishte Alban Shillova nga penalltia. Në pjesën e dytë krejt çka arritën mysafirët ishte edhe shënimi i golit të dytë, katër minuta pa përfunduar ndeshja nëpërmjet Hajdarit.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 11 pikë, derisa Malisheva mbetët në kuotën e 7 pikëve.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri i Kenias, William Ruto, e ka filluar…