Prishtina vendos barriera betoni në sheshe

13 dhjetor 2017 | 12:31

Komuna e Prishtinës ka vendosur mbrojtëse të betonit në hyrje të shesheve. Zyrtarë të Komunës kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë” se kjo kërkesë ka ardhur nga Policia e Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Pas përfundimit të festave këto mbrojtëse prej betoni do të largohen dhe gjithçka do të kthehet si më parë. Megjithatë, disa qytetarë kanë thënë se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe se nuk duhet të ngjallet frikë.

Mbyllja për vetura e hyrjeve të shesheve me mbrojtëse të betonit është bërë edhe në qytete të ndryshme evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur menjëherë me…