Rama reagon ndaj Bashës në “Facebook”

13 dhjetor 2017 | 12:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur menjëherë me një postim në llogarinë e vet në “Facebook” kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha.

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde”, ka shkruar Rama.

Kreu i Partisë Demokratike gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët është fokusuar te ngërçi më i fundit politik për zgjedhjen e kryeprokurorit, duke theksuar se “Kemi një krizë kushtetuese”.

“Kemi krizë dhe dhunim flagrant të Kushtetutës. Kemi bllokim të reformës në drejtësi. Kemi një krizë kushtetuese”, ka thënë Basha, duke vlerësuar se kjo nuk mund të zgjidhet me arnime apo me sajesa antikushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka lansuar raportin…