Prishtinasi gjen një kuletë në rrugë me para dhe e dorëzon në polici

10 mars 2023 | 12:57

Një qytetar i Prishtinës ka dorëzuar në stacionin policor Qendër një kuletë me para dhe dokumente.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra në rrugën ‘Tringë Ismajli’ në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani ua ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Milwaukee Bucks mbron kreun e renditjes në Konferencën…