49-vjeçari goditet nga rryma, KEDS-i thotë se gërmimet i bëri pa leje

29 qershor 2021 | 13:45

Një 49-vjeçar është goditur nga rryma dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare. Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe KEDS-i, i cili bën me dije se ky person ka zbuluar kabllot e tensionit të mesëm duke gërmuar pa lejen paraprake të tij.

Në reagimin e KEDS-it thuhet se këto raste janë të rrezikshme dhe dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jacob Zuma, ish-president i Afrikës Jugore, është dënuar me 15…